LAJME
TOP LAJMI

Rrëmbimi i policëve në Veri, Kurti: Agresion dhe synim për destabilizim

Kryeministri i Kosovës Albin kurta ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve në very të Kosovës. Përmes një reagimi në facebook, Kurti bën përgjegjëse forcat e ushtrisë ruse.

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviç në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviç – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, shkruan Kurti në facebook.

Back to top button