Edhe pse ditën e djeshme 3 persona u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës, rojet bregdetare dhe vrojtuesit vijojnë të ‘flenë gjumë’.
Pasditen e sotme, një burrë, rreth 55-vjeç ka rrezikuar mbytjen në plazhin e Tales. Meqë rojet nuk ishin asgjëkundi, kanë qenë pushuesit ata që e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Pushuesi i cili ende nuk është identifikuar është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Lezhës pasi gjendja e tij paraqitet tejet kritike.
Vlen të thuhet se ky është rasti i katërt brenda harkut kohor 1 javor, që pushuesit rrezikojnë mbytjen në plazhin e Lezhës.
Shpresojmë që autoritetet të mos jenë duke pritur tragjedi si ajo e djeshmja, për të reaguar dhe marrë masa të menjëhershme.