Rast i rëndë: Nxënësi 14-vjeçar tenton t’i jap fund jetës në shkollë, shkak telashet e familjes
Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, depresioni, e problemet të ndryshme familjare shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, sidomos kur viktimat janë të moshave të reja.
Një rast i tillë dhe mjaft i rënë ka ndodhur edhe sot në një shkollë fillore të Prizrenit, ku një nxënës i moshës 14-vjeçare, deshi t’i jap fund jetës duke tentuar që të hidhet nga kati i dytë i shkollës.
Kjo situatë i ka alarmuar mësimdhënësit, të cilët kanë arritur që të intervenojnë dhe ta shpëtojnë të miturin.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar nga shkolla për ngjarjen, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para dhe është zbuluar se motivi dyshohet se lidhet me telashet familjare.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.