LAJME
Qyteti i veçantë shqiptar zbukurohet me punimet e artizanatit
Korça është zbukuruar ditët e fundit me punime të artizanatit, duke i dhënë një tjetër pamje pedonales se qytetit. Gjithë pemët në këtë zonë janë të “veshura” nga punimet e duarve të grave korçare, të cilat këtë zakon duan t’ua trashëgojnë edhe të rinjve.
Tradita e artizanit në Korçë është e njohur gjerësisht, teksa përdoren për zbukurimi e objekteve brenda shtëpive e deri tek pajat për dasma tradicionale.
Vitet e fundit kjo traditë është zbehur për shkak të kohës dhe teknologjisë ndërsa të tilla iniciativa duan të ringjallin edhe njëherë atë çka dikur prezantohej me krenari në Korçë.