“Pse je sarakuq, pse po gërvallesh?”, “Ke marr miliona me Orca-n” / nxehet debati, Gola shpërthen në bërtima ndaj Gashit
Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 në mes të profesorit universitar, Ardian Gola dhe panelistit Shkëlzen Gashi lidhur me gjendjen në Universitetin e Prishtinës dhe fondit e organizatës joqeveritare për cilësi të arsimit, ORCA.
Gola akuzoi Gashin se kanë marrë shifra të mëdha për të krijuar raporte që e “qesin për faqe të zezë” arsimin në Kosovë.
“1 milionë e gjysmë euro i ka marrë ORCA. Ne do të shihemi në gjykatë. Do të të padisë. Miliona euro për raporte diletante që tregojnë të pavërteta”, tha ai.
Këtu iu kundërpërgjigj Gashi i cili tha se Gola e ka personale këtë temë.
Ti po gënjen. Për shkak tonin nuk ka më avancime të pabazë në UP. Ka avancuar maca e kuca. Interesi personale është këtu”, tha Gashi.
Gola i reagoi përsëri diku ia përmendur të diplomuarit nga UP-ja që sot mbajnë pozita udhëheqëse dhe elitare.
“Prej këtij universiteti kemi mjekë që udhëheqin spitale nëpër Evropë. Udhëheqim dikastere nëpër gjithë botën. Nuk mund të flitet kështu. Kjo është e pavërtetë dhe po manipulohet. E ke vënë theksin”, reagoi Gola.
Gashi u kundërpërgjigj duke thënë se ka përjashtime por se shumica e profesorëve janë për “faqe të zezë”
“E po ka përjashtime. Nuk janë të gjithë. Shumica dërrmuese e profesorëve të UP-së janë për faqe të zezë. Nuk bën me kry debatin. Ka thënë gjëra për mua. Pse je sarakuq, pse po gërvallesh. Kur e ki fillu këtë temë është dashtë me ndalë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/