LAJME
TOP LAJMI

Presidentja: Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga ana e Serbisë.

Osmani ka thënë se nga ky akt dëshmohet se Serbia nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe se ky veprim nga ana e Serbisë është agresion.

‘’Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.’’

Tutje ajo ka thënë se zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht.

Postimi i plotë

Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.

Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.

Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!

Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!

Back to top button