LAJME
Numërohen mbi 90% të votave në Turqi, ky është rezultati
Mbi 90 për qind të votave janë numëruar deri më tani në Turqi në balotazhin që është mbajtur në mes të presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu.
Nga numërimi i deritashëm Erdogan është duke kryesuar përballë kundërkandidatit Kilicdaroglu
Sipas medieve turke më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.92 milionë të cilët tashmë kanë votuar në qendrat e votimit jashtë shtetit.
Në raundin e parë Erdogan doli i pari, por nuk arriti të marrë mbi 50% të votave.
Sondazhet e fundit e kanë nxjerrë në epërsi presidentin aktual, ndaj kandidatit opozitar Kemal Kilicdaroglu.