LAJME
TOP LAJMI

Nepotizmi në komunën e Skenderajt, zyrtarja shpërblehet me grande për fidanë (dokument)

Komuna e Skenderajt ka publikuar listën e përfituesve të grandeve të ndara nga kjo komunë. Insajderi ka mësuar se në listën e emrave që kanë përfituar është edhe një zyrtare e komunës.

Me 25 prill Komuna ka publikuar në web-faqe listën e personave që kanë përfituar nga konkursi i shpallur për ndarjen e fidaneve.

 Insajderi ka marrë vesh se në mesin e personave që ka fituar është edhe zyrtarja e Komunës se Skenderajt.

Albulena Hoxha që figuron e 58 në listë i tha Gazetës Insajderi se nuk ka ndikuar në përzgjedhje pozita që mban.

“Jo s’ka ndikuar në asnjë mënyrë. Unë e kam një biznes temin ku posedoj një 1Ha serë me domate dhe speca. Nuk është hera e parë që përfitoj”, tha ajo për Insajderin.


Back to top button