LAJME

MPJ-ja thirrje bashkëatdhetarëve: Shmangni udhëtimet përmes Sebrisë, përdorni pikat tjera kufitare

Minsitria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë nisur rrugëtimin për në Kosovë, të shmangin pikë kalimet kufitare përmes Serbisë.

Sipas njoftimit, MPJ u kërkon qytetarëve të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare.

“Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë.”, ka njoftuar MPJ në Facebook.

“Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje ata kanë bërë thirrje që të ndjekin përditësimet nga Policia e Kosovës./

Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:

INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS

Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë.

Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.

Back to top button