LAJME

Mbytet pushuesi nga Kosova, në Golem(Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Golem. Mësohet se në plazh është mbytur në det një person. Qytetarët për JOQ Albania bëjnë me dije se pushuesi është nxjerrë nga uji nga dy qytetarë dhe e ka marrë ambulanca.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e cila bën me dije se pushuesi i cili është mbytur është shtetasi me iniciale R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Golem, Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

https://www.facebook.com/watch/?v=291718663347266

Back to top button