LAJME

Malishevë: Organizohet turniri tradicional “Ibrahim Mazreku – Tornado”

Në kuadër të javës së shënimit të 16 qershorit- Ditës së Çlirimit të Malishevës, Komuna e Malishevës në bashkëpunim me klubin e futsallit “Malisheva”, me datë 5 qershor organizojnë turnirin tradicional “Ibrahim Mazreku – Tornado”, raporton Gazeta Sociale.

Ky turnir organizohet në nderim të dëshmorit të kombit Ibrahim Mazreku – Tornado.

Organizatorët me këtë rast kanë deklaruar që interesimi për paraqitje të ekipeve ka filluar ende pa dal njoftimi dhe pritet numër rekord i ekipeve pjesëmarrëse këtë vit.

“Na pret spektakël ashtu siq i ka hije këtij turniri”, kanë shkuar organizatorët e këtij turniri.

Sipas tyre paraqitje e ekipit kushton 30 euro, kurse vendi i parë shpërblehet me 2000 euro.

Back to top button