LAJME

Malisheva me bulevard madhështor, Kastrati e Ademaj inspektojnë punimet

Bulevardi “Ibrahim Mazreku” në Malishevë dalëngadalë po e merr formën e duhur, raporton Gazeta Sociale.

Sot kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me drejtorin e administratës Fatmir Ademaj kanë inspektuar punimet në realimin e projektit i cili po hyn tashmë në fazën finale të punimeve.

Me këtë rast drejtori Ademaj ka shkruar se me  projekte të tilla Malisheva po bëhet më atraktive për ne e për të rinjët tanë.

“Jemi të përkushtuar për punë të mira”, ka shkruar ai. /Gazeta Sociale/

Back to top button