LAJME
TOP LAJMI

Liburn Aliu “harron” ish-krerët tjerë të UÇK’së, përmend vetëm Rexhep Selimin

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook ka mbështetur ish-deputetin e VV’së, Rexhep Selimi, pas nisjes së gjykimit ndaj tij në Hagë, transmeton Gazeta Metro.

Megjithatë, Aliu nuk ka përmendur tre ish-krerët tjerë të UÇK’së që gjithashtu po përballen me drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi

Ministri  ka publikuar vetëm fotografinë e Rexhep Selimit duke shpresuar në fitoren e tij, teksa për Thaçin e të tjerët nuk tha asgjë.

”Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral! Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!,” ka shkruar ai.

 

Back to top button