LAJME

LDK në Malishevë mbajti kuvendin e VIII zgjedhor të Forumit të Gruas

Lidhja Demokratike e Kosovës në Malishevë ka mbajtur sot kuvendin e saj zgjedhor të Forumit të Gruas.

“Angazhimi i vazjave e grave në politikë, është më i nevojshëm se kurrë më parë”, kështu ka bërë të ditur në rrjetine tij social facebook, kryetari i LDK-së në Malishevë z.Fatmir Ademaj.

Postimi i plotë:

Angazhimi i vazjave e grave në politikë, është më i nevojshëm se kurrë më parë. Ngritja e zërit, angazhimi për barazi, gjithëpërfshirja gjinore duhët të jenë kauzat tona të përbashkëta!

Zgjedhjet në Forumin e Gruas së LDK-së në Malishevë, kjo pjesëmarrje e vajzave dhe grave malishevase në këtë kuvend janë dëshmia më e qartë se ato janë të gatshme për ngritjen e zërit dhe përfaqësim të tyre në politikë.

Kryetarja e zgjedhur e Forumit të Gruas së LDK-së në Malishevë është një matematiciente, znj.Zanfina Bashota. Ajo do ta ketë përkrahjen e plotë nga unë.

Falenderojë kryetaren e Forumit të Gruas në nivel qendror znj.Jehona Lushaku Sadriu, nënryetaren znj. Fatlume Jaha, anëtarët e kryesisë dhe gjithë bashkëmendimtarët për angazhimin!

#ForumiiGruas #LDKMalishevë #Gjithëpërfshirje ✌️

Back to top button