LAJME

“LDK dhe PDK janë nënshkrueset e Asociacionit, nuk mund të aministohen”

Profesori universitar, Fadil Maloku, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” deklaroi se kundështimi i PDK-së dhe LDK-së për planin franko-gjerman është absurd.

Maloku tha se janë pikërisht këto dy subjekte politike që e kanë nënshkruar Asociaiconin.

“Kjo është një lloj absurdi, kur dihet që se nënshkrues të marrëveshjes për Asociacionin janë pikërisht këto dy parti dhe koalicioni i LDK-së dhe PDK-së. Këto nuk mund të amnistohen, as LDK-ja dhe as PDK-ja, pasi nëse kërkohet fajësia dhe mëkati atëherë do të duhet të kërkohet tek këto dy parti. Për mua qeveria aktuale do ta japë provimin nëse arrin ti minimizojë kompetencat e këtij entiteti në horizont i cili mundet me na sjellë përçarje. Unë mendoj se mund të na sjellë edhe ndonjë konflikt të ardhshëm. Në botë nuk ndodh që 30 mijë njerëz që janë pjesa veriore me kërku autonomi të një territori që përfshin 25 deri në 30%, kjo është e rrezikshme shumë. Unë rrezikun kryesor e shoh në pajisjen e këtyre kompetencave që mund të jenë shumë të rrezikshme”

“Opozita është absurde nga ky pozicion që ndodhet tani me kundështu diçka që vetë e ka nënshkru edhe e ka ratifiku. Ka qenë një presion i madh për t’u nënshkruar ajo marrëveshje” deklaroi Maloku për “Gazeta Blic”

Back to top button