LAJME

Lajçak i prezanton planin Kosovës, nga 12 pika 3 janë problematike

Euronews Albania ka siguruar një plan dokument të prezantuar nga Miroslav Lajçak gjatë takimeve me krerët e Kosovës.

Në këtë dokument janë 12 hapa që duhet të ndërmerren nga të dyja palët për zbatimin e planit 3-pikësh që BE e ka prezantuar më herët e që si qëllim kryesor ka depërshkallëzimin e situatës në veri.

Plani me 3 pika i Bashkimit Europian, siç dihet tanimë, kërkon depërshkallëzimin e situatës në Veri, zgjedhje të reja në këtë pjesë me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog për normalizim të marrëdhënieve.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se në dokumentin e prezantuar nga Lajçak, 3 nga 12 pikat janë problematike për Kosovën, ndërsa të tjerat janë të pranueshme.

Po të njëjtin plan pritet që nesër, Miroslav Lajçak ta prezantojë dhe në Serbi gjatë vizitës së tij atje.

Back to top button