LAJME

Kurti: S’mund të ketë kryetarë të rinj në Veri pa zgjedhje të reja

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas Ferizajit ka udhëtuar për një vizitë edhe në qytezën e Dragashit. Ai atje ka folur për situatën në veri të vendit dhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja, raporton Express.

Kurti ka thënë se kryetar të rinj mund të ketë vetëm pas zgjedhjeve të reja dhe ka potencuar se s’mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja

Pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetar të rinj, nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti teksa ka shpjeguar atë çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e fundit dhe daljen e vogël në votime.

Kurti gjithashtu ka thënë se është Beogradi adresa ku duhet bërë presion për t’u bërë normalizimi dhe jo Prishtina si kryeqyteti i vendit më demokratik dhe me policinë më profesionale në rajon./

Back to top button