LAJME

Kurti shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.


I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.


“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë” tha Kurti.

Back to top button