LAJME

Kur beson në Zot, e gjithë jeta jote ndryshon për mirë!

Besimi në Zot i ndryshon gjërat. Të besosh te Zoti do të thotë t’i besosh Atij se Ai është me ty gjatë gjithë kohës.

Nëse ne ia besojmë Atij financat tona, martesën tonë, fëmijët tanë, nevojat dhe dëshirat tona, Ai nuk do të na lërë kurrë dhe nuk do të na harrojë. Ai pret që ne t’i kërkojmë ndihmë dhe Ai dëshiron të na ndihmojë.

Kur beson në Zot, çdo problem duket i zgjidhshëm, çdo dhimbje është kalimtare, çdo trishtim kthehet në gëzim dhe shpresë. Kur beson në Të, gëzimi rritet, paqja është e përhershme, zemra gëzohet, shpirti mbushet. Kur beson në Zot, e di që nuk je kurrë vetëm.

Ai është gjithmonë me ju vetëm një lutje larg. Ai të çon për dore në rrugën e jetës… Nëse gabon do të korrigjojë, nëse bie do të ngrejë lart, nëse je i zhgënjyer do të të inkurajojë…

Askush dhe asgjë nuk do t’ju ndihmojë në jetë si Zoti… Nëse dëshironi që jeta juaj të bëhet më e bukur, më e mirë dhe me më shumë kuptim, ftoni Zotin të jetë një mysafir i përhershëm në zemrën tuaj, në shtëpinë tuaj… dhe do kurrë mos u pendoni!

Back to top button