LAJME
Kryetari i LDK-së jep emrat e ministrave që shkelën Kushtetutën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Ditën e Kushtetutëd ka kujtuar shkeljen e saj nga ministrat e Qeverisë Kurti, duke shkruar “në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje.
Në foton e postuar nga ai shihen emrat e ministrave, Albulena Haxhiu e Arbërie Nagavci me shkelje të konfirmuar si dhe Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari e Hekuran Murati për të cilët thotë se shkeljet e tyre janë në konfirmim.
“Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!”, ka shkruar Abdixhiku.