LAJME

Kryeministri Kurti takon të mbijetuarat e dhunës seksuale luftës së fundit

Kryeministri Albin Kurti ka bashkëbiseduar sot me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë gjatë vizitës në organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”

Gjatë këtij bashkëbisedimi mbështetja për të mbijetuarat për të gëzuar të drejtat e tyre dhe destigmatizimi i dhunës seksuale ishin temat kryesore.

Bashkë me Kurtin në “Medica Gjakova” ishte edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe drejtoresha, Mirlinda Sada.

Kurti theksoi domosdonë për përkrahjen e pakushtëzuar të familjeve dhe shoqërisë, për të luftuar stigmën e cila i përcjellë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë… Qeveria ka shtuar buxhetin për të rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës, duke shtuar buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyes për rastet e krimeve të luftës. Ndërsa, në Policinë e Kosovës në të kaluarën, krimet e luftës janë trajtuar në sektor në kuadër të Hetimeve të Krimeve të Rënda me 19 zyrtarë, me strukturën e re të miratuar, është ngritur në nivel të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës, e cila do të ketë 41 hetues”- ka thënë Kurti.

Ndërsa u bisedua edhe për procesin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe trajtimin konfidencial të informacionit nga Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Back to top button