LAJME
TOP LAJMI

Kontrabandonte fëmijë shqiptarë për në Britani, dënohet me burg 44-vjeçari

Një 44 vjeçar britanik, i identifikuar si Trevor Saket, është dënuar me 4 vite burg nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar pasi akuzohet se trafikonte fëmijë emigrantë të moshës 1-vjeç në Britani, duke i fshehur pas kutive në furgonin e tij.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, mësohet se 44-vjeçari u pohoi oficerëve në kufi se po udhëtonte për nga Franca në Britani pasi kishte marrë këpucë për biznesin e ri të gruas.

I pandehuri, i cili tani banon në Spanjë, po drejtonte një furgon kur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit të Britanisë në Coquelles, Francë në korrik 2018. Oficerët gjetën 14 emigrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të furgonit, të fshehur pas kutive të kartonit.

Emigrantët u identifikuan si shtetas irakianë dhe shqiptarë. Midis grupit ishin 4 fëmijë të moshës 1 deri në 6 vjeç. I pandehuri u shpall fajtor për asistim në emigracionin e paligjshëm pas një hetimi të plotë dhe gjykimit të mëvonshëm.

Back to top button