LAJME

Këta janë emrat e personave të zhdukur pas aksidentit të veturës në lumin Lepenc

Një aksident të ndodhur në afërsi të Shkupit, ku një veturë ra në lumin Lepenc.

Nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Burime të Indeksonline pohojnë se Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

Në anën tjetër, anëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur.

Vetura me targa 01-340-GC, po drejtohej nga Naim Pacolli, teksa ka rënë në ujërat e Lepencit.

Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kane gjetur akoma trupat e tyre.

Momentalisht, i vetmi i shpëtuar nga ky aksident, Shkëlqimi, është duke u trajtuar në Spitalin e Shkupit.

Back to top button