LAJME

Kastrati: Kurti e ka problem gjuhën e SHBA-së sepse është komunist

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati thotë se kryeministri Albin Kurti e ka problemin me “gjuhën mosduruese” të SHBA-së për shkak të orientimit ideologjik të tij.

Sipas Kastratit, Kurti është “komunist e dogmatik i papërmirësueshëm”.

“Ne si opozitë, po edhe si një pjesëmarrës në skenën politike, s’mund të konstatojmë vetëm që i kemi punët keq me aleatët perëndimorë, por duhet të japim edhe një lloj shpjegimi se kah po vije kjo në mënyrë që të dalim pak tek alternativa. Albinin meqë e njoh nga Lëvizja Studentore, kemi qenë 97-99 bashkë, ka problem Albini me këtë gjuhën mosduruese dhe që shkon deri në kufi të urrejtjes me SHBA-në për shkak të burimit ideologjik. Albini është komunist, dogmatik i papërmirësueshëm”, ka thënë Kastrati.

Tutje ai e ka cilësuar kabinetin e Kurtit mediokër dhe shton se premtimet për punësim e drejtësi nuk i ka realizuar.

“E dyta Albini e ka pa që premtimet megalomane dhe retorikat boshe para zgjedhjeve që këtu ka me ba Zvicër, u pa që me një menaxhim shumë të dobët të këtyre ministrave mediokër, shumica prej tyre të papërvojë. Pastaj aty në parlament ka pru njerëz që për herë të parë kishin hap xhirollogari, d.m.th disa deputetë. E ka pa që Kosova është njëfarë mali me probleme…Dy vjet e gjysmë ka premtu punësim e drejtësi, dy vjet e gjysmë nuk shohim asgjë përveç dialogut me Serbinë”, ka shtuar Kastrati në Tëvë 1.

Back to top button