LAJME
TOP LAJMI

Kadaj godet ish Presidentin Rugova, është dashur të bëhej komandant suprem i ushtrisë

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka folur për ish-presidenti Ibrahim Rugova gjatë kohës së luftës.

Ajo ka thënë se Rugova është dashur të bëhet komandat suprem i ushtrisë në kohën e luftës, por sipas saj, ai s’e mori përgjegjësinë.

“Ka pasur lëshime dhe ka pasur në këtë drejtim edhe vonesa. Psh, mendoj që kur kanë qenë të gjitha luftërat përniher, dhe na kemi prit me qenë të fundit, ndoshta do të duhej të kishte një veprim pak më proaktiv, një marrje e përgjegjësisë nga vetë presidenti Rugova për luftën dhe ushtrisë, ashtu sic i ka taku, dhe njëfarë përkrahje më e madhe për ata që kanë mendu ndryshe.” – ka thënë ajo në T7.

Ajo ka thënë se mungesa e marrjes së përgjegjësisë ka qenë dështim.

“Rugova me pas marrë përgjegjësinë si komandant suprem i ushtrisë e cila ka qenë celulë por në formim e sipër, mos me pas ndarje ndërmjet FARK-ut e UÇK-së, fondet me qenë të përbashkëta, e ushtarët në terren mos me vdekë në mungesë të një helmete, sepse dikun kanë ngec dërgimi i mjeteve. Pra kjo mungesa e marrjes së përgjegjësisë që me i pri një procesi për të cilin e ka pas besimin e popullit, unë e konsideroj që ka qenë një dështim.” – ka thënë ajo.

Back to top button