HISTORI
TOP LAJMI

Jashari: Duke nderuar dëshmorët, nderojmë historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme

Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit të Kosovës Fahri Fazliu, të organizuar nën patronatin e kryetarit të Obiliqit, mikut tim Xhafer Gashi.

Me këtë rast para të pranishmëve ai deklaroi që me këtë shtatore të vendosur në qytetin e Obiliqit nderohet jeta dhe vepra madhështore e veprimtarit dhe luftëtarit të Lirisë Fahri Fazliu, i cili që nga protestat e vitit 1981 e deri në rënien e tij heroike bashkë me heroin Afrim Zhitia asnjëherë nuk u ndalë së shërbyeri kauzës sonë për liri, raporton Gazeta Sociale.

“Duke nderuar dëshmorët dhe heronjtë tonë si Fahriu ne nderojmë vetëvetën, historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme andaj nderimi e respekti për ta duhet të jetë i përhershëm dhe maksimal.

Heronjtë dhe dëshmorët luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për Liri, neve na mbetet që të vazhdojmë rrugën dhe amanetin e tyre duke qenë të bashkuar e të unifikuar në rugën tonë me shumë sfida”, tha tutje Jashari. /Gazeta Sociale/

Back to top button