LAJME
TOP LAJMI

Ja ku ndodhet vendi në Shqipëri ku filluan ushtrimet e para të UCK-së

Në këtë repart që ndodhet në zonën e Surrelit, fare afër Tiranës, në vjeshtën e vitit 1991, zbritën grupet e para nga Kosova që u stërvitën nga oficerët e ushtrisë shqiptare. U stërvitën dy grupe, mes të cilëve emra legjendarë të luftës shqiptare në Kosovë, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Salih Çekaj, Ilaz Kodra, Ahmet Hoxha e me rradhë. Në këtë vend pranë rrugës kryesore që të çon sipërmi për në malin e Dajtit nuk ka sot asnjë memorial, asgjë që të përkujtojë se këtu u stërvitën disa ndër figurat më të njohura të fillesës së luftës së armatosur. Qëllimi është ndertimi i një memoriali të denjë që mund të vizitohet nga të gjithë dhe i cili do të përkujtojë këto grupe, por edhe oficerët shqiptarë që i stërvitën, një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më. Të nderojmë figurat tona Kombëtare denjësisht ! Ata sakrifikuan jetën, ne duhet t’u japim nderimin që u takon!
Në pak javë do të jetë gati shtatorja e mbretëreshës Teuta mbi tre metra e lartë në bronz. Kallupi në argjil ka përfunduar dhe po punohet me detajet që vendosja të bëhet për festat e nëntorit. Do të jetë thjesht madhështore. Projekti është që bashkë me të për festa të inagurohet edhe ky memorial për bazën e parë ku janë stërvitur grupet e para nismëtare të UÇK së mëpasshme./Marin Mema
Back to top button