LAJME
TOP LAJMI

Ja cili ishte dëshmori që e rrëzoi helikopterin serb në Kosovë me 1998

Helikopteri serb i rrëzuar në vitin 1998 në fshatin Këpuz, u bë nga dëshmori Naser Brahimaj, i njohur ndryshe si komandant Bardheci.

Bashkëluftëtari i tij, ka rrëfyer për RTV Dukagjinin momentin e rrëzimit të Helikopterit.

Pos këmbësorisë, artilerisë së rëndë dhe mjeteve të blinduara, forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin përdorur edhe helikopterë.

Një të tillë e kishin vënë në funskion në vitin 1998 në regjionin e Dukagjinit, porse operacioni i tij, kundër UÇK-së, kishte përfunduar keq.

Disa ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin arriture që ta rrëzojnë atë. Në krye të këtij misioni kishte qenë Naser Brahimaj që tani është dëshmor i kombit.

Historinë e kësaj ngjarjeje tani e rrëfen bashkëluftëtari i tij Xhevdet Brahimaj.

“Kemi shumë momente në vija të frontit, mirëpo me kujtohet momenti kur kemi qenë në fshatin Këpuz, dhe aty është rrëzuar helikopteri i forcave serbe nga Naseri… Ne kemi qenë aty si bashkëluftëtarë te tij, kam qenë unë, Nezir Neziri tashmë i ndjerë dhe dy persona të tjerët të fshatit, dëshmori Ganiu dhe Blerimi i cili është gjallë. Ne kemi pasur një armë mitrolez me kalibër 12.7, njëheri arma më e madhe që e kemi poseduar ne si UÇK dhe me atë armë është rrezuar helikopteri nga Naseri”, ka rrëfyër Xhevdet Brahimaj, bashkëluftëtar.

Naser Brahimaj, heroikisht kishte rënë dëshmor me 5 prill të viti 1998.

E bashkëluftëtari i tij, Xhevdeti i cili atë ditë ishte i plagosur në dy këmbë, tregon momentin kur mori vesh se Naseri kishte rënë dëshmor.

“Kur e kam marrë vesh se Naseri është vrarë, kam qenë i plagosur edhe vetë, u kanë një moment shumë I vështirë dhe ka qenë e papranushme mu vra ai djalë, edhe plagët e mija që i kam pas duke i shëru, por kur mora vesh për të I harrova edhe plagët e mija, gjynah të vrahet ai djal, ka qenë luftëtar shumë i zoti”, ka shtuar ai.

Të freskët luftëtari Xhevdet Brahimaj, e ka edhe biseden e fundit më komandant Naser Brahimajn.

“Fjala e fundit ka qenë më të kur unë kam qenë I shtrirë në Spitalin Ushtarak në Zhebel, ku Naseri ka ardhur dhe më ka vizituar aty, dhe më tha qu, qu çka je ligë kështu, e unë I thash o nuk po mundem se përqef po, dhe I thash po e sheh edhe vetë që jam I plagosur në dy këmbë”, ka përfunduar Brahimaj.

Të gjithë këta ish ushtarë të UCK-së, kanë shërbyer në Zonën Operative të Dukagjinit.

Back to top button