LAJME
TOP LAJMI

Ish gjenerali ironizon: Nëse UÇK-ja është kriminale, atëherë duhet t’i kërkojmë falje Millosheviqit

“Duhet t’i thonë hajde merre Kosovën se paskemi gabuar rëndë”, u shpreh Lama.

“Nëse Gjykata Speciale do ta vlerësojë që UÇK-ja paska qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë del një problem shumë i thjeshtë, të gjithë shqiptarët duhet të bien në gjunjë dhe t’i kërkojnë falje Millosheviqit që e kanë shqetësuar dhe kanë luftuar. Unë jam kryelartë për ata burra që janë në Hagë. Unë këta i kam njohur në frontin e luftës, duke e kryer detyrën e tyre ndaj atdheut”, deklaroi Lama në emisionin “Këndi i Debatit”.

Madje, Lama thotë se prokurorët e Gjykatës Speciale, kanë sjellë nga shtetet e tyre shembullin për krim të organizuar.

“Me sa kam kuptuar unë, këta prokurorët janë ngatërruar me vetveten. Meqë vinë nga shtete të ndryshme, kanë parë organizime të krimit, mafies dhe duan ta etiketojnë sipas shembullit të vendit të tyre. Nuk është se gjetën tek ne diçka të re, e sjellin përvojën nga vendi i tyre dhe përpiqen ta montojnë tek ne”, u shpreh më tej Lama në Tëvë1.

Mes tjerash, Lama vlerësoi që dështimi ka filluar nga largimi i Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, nga rastet e hetimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

“Absolutisht është arratisur nga detyra, u arratis nga ajo që montoi për të mos qenë pjesë e dështimit”, u shpreh Lama.

Back to top button