Belgjikë është tronditur nga një krim horror, ku një 35-vjeçar ka rrëfyer se ka vrarë nënën e tij, trupi i copëtuar i së cilës u gjet në fillim të kësaj jave në një kanal pranë lumit Meuse, Belgjikë.
Organet e gruas u gjetën brenda një frigoriferi dhe një enë tjetër që ishte hedhur në ujë nga autori, raporton mediat e huaja. Ajo kishte një tatuazh në bust, mbi bazën e të cilit autoritetet e identifikuan, sqaroi zëdhënësja e prokurorisë, Catherine Collignon. Bëhej fjalë për një grua 70-vjeçare, djali i së cilës u arrestua në orët e para të së enjtes në një hotel pranë aeroportit Bruksel-Zavendam. 35-vjeçari ka rrëfyer aktin dhe pasi është proceduar penalisht, i është caktuar masa e paraburgimit.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, mësohet se nënë e bir kanë debatuar shpesh vitet e fundit pasi ai vendosi të kthehej në shtëpinë e familjes pas pandemisë Covid-19.