LAJMESOCIALE

HISTORI E DHIMBSHME: Bëri vetëvrasje se familja e saj nuk e la të takonte fëmijët e saj

“ S’muj me harru at moment, qaty e kam marr vesh qe mami ka ndërru jetë.

Nuk me bike kurgjo në men pse se përqafa në qat moment, ajo ka dasht me kanë me neve po familja e saj s’na ka dasht.

Në qendrën për punë sociale me 5 maj 2011 kur na than se kemi me u taku me dikon, një vlla prej babe na pat lajmëru se kemi me pa nanen, e ndjejsha të jem e sinqertë se e ndjejsha që kam me pa mamin, s’mujsha as mi than mam se si kam than kurrë se e krijova një urrejtje për të se se kuptojsha qysh një nanë me jetu larg fëmijëve të saj.

Shkum te qendra për punë sociale, mamin nuk e pam aty, mami kish qenë në një dhomë tjetër, del prej aty edhe I zgjat durt. Vet me vete thojsha që nëse osht mami nuk e perqafi, po kur e pash smujta me nejt pa e perqafë, mami me shtrëngojke kajke edhe ju dridhke trupi

Të mërkurën kur e lam me u taku mami kish pas ndrru jete. Më kujtohet ajo ditë se vllaun e pash ulun në një guri edhe kajke qaq dhimshëm se une nuk muj me harru atë ditë, edhe më perqafi qaq shumë qaty e kish marr vesh se mami ka vdek, motra I blejke sene që kur te takohmi thojke ko me ja qu.”  thotë me lot në sy Lirija

Pas vdekjes së prindërve na dërguan në strehimore, sepse nuk e mori kujdestarin askush për neve, nga familjarët e babait.

Por në strehimore une morra hapat e parë për mjeksi edhe me e qu amanetin e nanës në fund.

Back to top button