LAJMETOP LAJMI
TOP LAJMI

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Prokurorisë Speciale, s’ka prova për keqpërdorim në rezervat shtetërore

Prokuroria  Speciale e Kosovës përfundimisht e ka humbur rastin ku ka kërkuar mbrojtjen e ligjshmërisë me rastin e arrestimit dhe paraburgimit të zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë,  Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara nën dyshimin e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktgjykimin e datës 10 tetor  që e ka siguruar KosovaNews të Gjykatës Supreme e përbërë nga  kolegji i gjyqtarëve: Afrim Shala, kryetar dhe  Valdete Daka e Rasim Rasimi anëtarë e kanë  hedhur si të pabazuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit:

“ Refuzohet si e pa bazuar kërkesa e Prokurorit të Shtetit për mbrojtje të ligjshmërisë, ushtruar kundër_aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, PN.1.S.nr.165/2023 të datës 31.08.2023 Arsyetim Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.35/2023_e datës 19.08.2023, të pandehurve Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, për shkak të vepres perale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.” thuhet ndër të tjera në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata e Apelit kishte marrë vendim me datë 31 Gusht 2023 t’ua  ndërpresë  masën e paraburgimit  Irfan Lipovicës , Hafiz Garës  dhe Ridvan Muharremit të akuzuar për kepërdorim të rezervave shtetërore nën argumentimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për  paraburgimin e të dyshuarve që u kishte caktuar gjykata e shkallës së parë.
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë në Gjykaten Supreme për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligishmërinë e vendimit gjyqësor, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, ta aprovoj si të bazuar dhe të  anulohet aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë dhe çështjen ta kthen ne rivendosje.

Gjykata Supreme vlerëson  se  Prokuroria  Speciale nuk ka arritur që të argumentoje dyshimin e bazuar se  të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, siç nuk është arritur që argumentohet fuqia provuese e provave se në veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim të bazuar mirë për veprat penale, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, prandaj masa e përcaktuar e paraburgimit nuk ka arritur nivelin e konsumimit të kushteve të paraburgimit.

“Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, vlerëson se pretendimet nga kërkesa nuk janë të bazuara sepse, sic del nga shkresat e lëndës dhe provat e mbledhura (deri në ditën e vendosjes nga gjyk e shkallës së dytë), gjykata e shkalles së parë nuk ka arritur që të argumentoje dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, siç nuk është arritur që argumentohet fuqia provuese e provave se në veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim të bazuar mirë për veprat penale, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, prandaj masa e përcaktuar e paraburgimit nuk ka arritur nivelin e konsumimit të kushteve ë paraburgimit. Andaj, gjykata e shkallës së dytë, drejtë ka vepruar me rastin e ndërprerjes së masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, sepse sipas vlerësimit të kësaj gjykate nuk janë përmbushur kushtet (të veçanta) për caktimin e paraburgimit, pasi që përveç çështjes së dyshimit të bazuar, sipas shkresave të lëndës nuk është arsyetuar dhe argumentuar në mënyrë të qartë dhe në baza konkrete as rreziku se të pandehurit do të mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe në prova, kjo për faktin se provat veç janë marrë nga ana prokurorisë dhe janë proceduar në Gjykatë me dëgiimin dëshmitarëve. Siç nuk është argumentuar dhe arsyetuar as rreziku se të njëjtit mund të përsërisin apo kryejnë edhe veprave tjera penale.

Andaj, mbi bazën e të gjitha këtyre që u theksuan mẽ lart, kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, konstaton se gjykata e shkallës së dytë ka paraqitur arsye të mjaftueshme në lidhje me ndërprerjen e paraburgimit, pasi që të njëjtat gjejnë mbështetje edhe në shkresa të lëndës, si dhe në dispozitat përkatëse ligjore dhe kushtetuese, dhe në standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që parashohin dhe garantojnë lirinë e lëvizjes.” thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Supreme

Më poshtë mund të lexoni vendimin e plotë:

Back to top button