LAJME

Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, alarmohet Shërbimi Sekret Amerikan

Në Shtëpinë e Bardhë është gjetur kokainë dhe kjo ka shkaktuar alarm në mesin e agjencive të inteligjencës në vend.

Advertisement
Siç raporton Washington Post, Shërbimi Sekret po heton një substancë të dyshimtë që çoi në një evakuim të shkurtër kur u pa brenda Shtëpisë së Bardhë të dielën mbrëma.

Substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi pozitive për kokainë, sipas rezultateve paraprake të testeve të bëra. WP citon një oficer që ka dijeni rreth hetimit.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar se çfarë është.
Në të njëjtën kohë, autoritetet po shqyrtojnë se u fut substanca në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement
Zbulimi i substancës ka vënë shërbimet në gatishmëri të shtuar të sigurisë, ndërsa ka pasur edhe evakuim emergjent të zonës. Presidenti Biden, sipas raportimeve, nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në kur u krye operacioni.

Nuk ka detaje se ku u gjet saktësisht substanca dhe si ishte paketuar. Guglielmi deklaroi vetëm se u gjet nga pjesëtarë të Shërbimit Sekret me uniformë, të cilët po kryenin patrullimet rutinë të godinës.

Back to top button