Gjendet i vdekur 19-vjeçari, u vetëvarë me lidhëse këpucësh
Një ngjarje tragjike me një viktimë mësohet se ka ndodhur në Elbasan.
Është gjetur pa shenja jete rreth orës 02:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonte me qira, një i ri 19-vjeçar.
Bëhet me dije se i riu është vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit.
Aktin e rëndë, i riu dyshohet ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës.
Ka qenë ky i fundit që pasi 19-vjeçari nuk i është përgjigjur, ka lajmëruar policinë, ndërsa bëhet e ditur se prindërit e tij janë emigrantë në Greqi.
I riu ende i paidentifikuar për mediat, ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës të punonte si kuzhinier në një nga restorantet në bregdetin e Jugut.