LAJME
TOP LAJMI

Fitore e Kosovës ndaj Edi Ramës? Berisha për mbylljen e “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri Edi Rama është konsistent në qëndrimet e tij kur vjen fjala tek situata e tensionuar në Kosovë dhe raportin që kjo e fundit duhet të ketë me ndërkombëtarët.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, kryeministri Rama tha se Albin Kurti nuk duhet ta humbasë shansin e tij për të pranimin e planit-franko gjerman. Nga ana tjetër deklaroi se nismës Ballkani i hapur i ka ardhur fundi.

Analisti Ridvan Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se Rama e pranoi, edhe pse jo drejtpërdrejtë, se Ballkani i Hapur ishte një dështim dhe nuk i arriti objektivat e veta, veçanërisht në shtensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, vendosmëria e gjithë klasës politike në Kosovës për të mos e pranuar asnjëherë Ballkanin e Hapur ka dhënë rezultatin e vet në vendimin e Ramës.

“Arsyeja pse ka lindur ideja e Ballkanit të Hapur si një aksesor shtesë i samitit të Berlinit, për të përfaruar vendet e Ballkanit dhe për një shteg paqeje mes Kosovës dhe Serbisë… kushtet e fundit e detyruan Ramën të pranonte dështimin. Përtej pritjeve të Ramës si vend pritës i samitit në tetor në Shqipëri, vendosmëria e gjithë politikës në Kosovë për të refuzuar një nismë të tillë ka dhënë efektin e vet, bashkuar me zhvillimet në Veri”, tha analisti.

Back to top button