Festa e ‘Kurban Bajramit`, myftiu Tërnava fton për paqe e qetësi në veri
Sot në të gjithë botën myslimanët kremotjnë festën e `Kurban Bajramit` dhe manifestimi qendror në Kosovë, kushtuar kësaj feste u mbajtë në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Namazi i Kurban Bajramit u fal në orën 5:38, nën prirjen e kryeimamait të Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë dhe gjetkë, duke përmendur dhunën në familje, siç u shreh ai, celula e shoqërisë, pastaj përdorimi i alkoolit, përfitimii pandershëm, etj.
“Te ne mbretëron mendësia se kjo është çështje private. Familja, si celulë themelore, defgraimi i saj shakton klriza në shoqëri, ku, për pasojë ngelin shumë fëmijë të braktisur, si edhe pleq të vetmuar”, tha mes tjerash, kreu u BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, derisa shtoi se dhuna në familje është dhunë mbi shoqërinë.ërnava foli edhe për situatën politike në vend, si dhe për gjendjen jo të mirë ekonomike e të sigurisë, ku për këtë arsye, shumë të rinj po ikin nga vendi.
Ndërkaq për sigurinë në vend, më konkretist në veri të vendit, myftiu Tërnava tha se gjendja nuk është e mirë dhe apeloi që në vend të dhunës të ketë dialog për dlajen nga kriza e tanishme.
“Qeveria të marrë masa e të gjitha problemet të zgjidhen me dialog, që të shtensionohet situata atje”, deklaroi kreu u BIK-ut Tërnava, duke shtuar se Kosova ka kufijtë e vet, ka sovranitetin e Kushtetutën e vet, dhe uinstitucionet ta kryejnë punën e vet për ta çuar në vend amanetin e poopulli dhe të dëshmorëve të tij.
Myftiu Tërnava foli edhe për çështjen e asimilimit të shqiptarëve, duke bërë thirje insstitucionet e vendit që të bëjnë çdo gjë që të ndalohet kjo dukuri e keqe për kombin tonë.
Duke përfunduar ligjëratën myftiu Tërnava apeloi që të ndalen gjakderdhjet anë e mban globit, ku harmonia e paqja e siolidariteti e sakrifica për njëri-tjetrin të mbretëorojë kudo në botë.