LAJME
EULEX sot do t’i ndalë dritat në ditën e të Pagjeturve
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në selinë qendrore në do t’i ndalë dritat për pesë minuta në ora 20:30.
Kjo për ta ndarë dhimbjen dhe errësirën në të cilën janë duke jetuar familjarët e 1,621 personave të zhdukur tash e më shumë se 23 vjet.
“EULEX-i do t’i bashkohet iniciativës së disa OJQ-ve të Kosovës dhe do t’i fikë dritat sonte në selinë qendrore të tij për pesë minuta në orën 20:30”, thuhet në njoftimin e EULEX.
Sot është Dita e të Pagjeturve në Kosovë.