Edi Rama operohet, kjo është gjendja e tij
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apandesitit apo siç njihet si “zorra qorre”.
Rama u operua në QSUT.
Ndërhyrja është bërë nga doktori, Arben Gjata.
Siç njofton Zyra e Shtypit të kryeministrit gjendja e tij është e mirë dhe e qëndrueshme.
Njoftimi i plotë:
Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendesit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.