LAJME

E rëndë në Prizren: Një 31-vjeçar tenton t’i jap fund jetës, konsumon sasi të madhe të medikamenteve

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Prizren ku një 31-vjeçar deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Për pasojë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital, kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Back to top button