LAJME

E rëndë në Ferizaj: Vëllai shpëton vëllain që tentoi të vetëvritet duke u varur, e dërgojnë në QKUK

Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të vetëvriten qoftë përmes konsumimit të medikamenteve, preparateve kimike, apo edhe varjes në litar. Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në një familje në Ferizaj, ku një person arriti ta shpëtojë vëllain e tij 28-vjeçar, teksa tentonte t’i jap fund jetës, duke u varur në litar.

Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur familja e kuptoi se diçka nuk është në rregull dhe kërkuan viktimën.

Vëllai i viktimës u shokua kur e gjeti atë të varur në litar dhe fatmirësisht arriti ta ndalojë para se rasti të përfundonte tragjikisht.

Viktima u dërgua menjëherë në spitalin rajonal e më pas u transferua në QKUK, por fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Back to top button