LAJME
TOP LAJMI

E DHIMBSHME: Dy arkitektët e njohur nga Skenderaj lëshojnë Kosovën bashkë me djalin e tyre

Ikja e njerzëve nga Skenderaj e nga Kosova po vazhdon në numër të madh drejt vendeve perendimore, shkruan portali rajoni.org.

Shumica e tyre po e lënë vendin për një të ardhme më të mirë. Mungesa e qytetarëve, e sidomos e punëtorëve në vendin tonë ka filluar të vërehet mjaft shumë, pasi shumë biznese po shpallin konkurse pune.

Kështu ndodhi edhe me dy arkitektët e njohur nga qyteti i Skenderajt, bëhet fjale për Valon Mustafën dhe ish kryesusen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti.

Lajmin për largimin nga Kosova e kanë dhënë vetë ata përmes rrjetit social “facebook” ku kanë shkruar: “Në jetë ka shumë sfida të cilat duhet ti sfidojme, por edhe shumë mundesi që duhet ti provojmë. Nga tash e tutje, Une Bardha dhe Marsi jetën tonë, punën tonë profesionale do të vazhdojmë në qytetin e Kölnit në Gjermani”.

Back to top button