“E ardhmja u takon vetëm guximtarëve” – Lendrit Iljazi zgjedhet kryetar i Rinisë në “GUXO”
Lendrit Iljazi me profesion ekonimist është zgjedhur kryetar i forumit rinor të partisë “Guxo”, të udhëhequr nga Faton Peci e Donika Gërvalla, të dy ministra në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, raporton Gazeta Sociale.
Në kuvendin zgjedhor të partisë “Guxo”, delegatët e rinj nga të gjitha komunat e Kosovës,me shumicë votash zgjedhen për kryetarin Lendrit Iljazin i cili vjen nga Opoja e Dragashit.
Me këtë rast Iljazi para të pranishmëve shpalosi vizionin e tij në udhëheqjen e të rinjve që përqafojnë vlerat që përqon “Guxo”.
“Unë përkulem para secilit që ka marrë guximin ta përqafojë konceptin tonë politik. Unë shpresoj që të shumtë janë dhe do të jenë ata që do të bashkohen me ne. Kjo nuk është trend, por domosdoshmëri. Kemi shumë cështje të hapura dhe për këtë na duhet një kombinim perfekt ndërmjet njerëzve, kreativitetit dhe mundësisë. Kjo mundësi është Partia Guxo, ka deklaruar Iljazi.
Ai tutje tha se jo rastësisht “Guxo” i ka dhënë Kosovës presidenten Vjosa Osmani, një përfaqësuese dinjitoze e shtetit tonë, një politikane konsistente e cila ka dëshmuar që vetëm me guxim proceset lëvizin përpara.
Iljazi në fund porositi të rinjtë që të bashkohen me “Guxo”, sepse siç ka thënë ai vetëm kësisoj mund të bëjmë hapa përpara.
“ Oferta jonë është e sinqertë: të bëhemi bashkë për ta prodhuar ndryshimin. Secili prej nesh bart një copë trashëgimie politike, ndaj kur bëhemi bashkë mundësitë janë më të mëdha”, është shprehur Iljazi. /Gazeta Sociale/
Postimi i tij i plotë: