SOCIALE

Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave, shtohen përdoruesit

26 qershor është Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kujtuar vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal, përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive, si dhe ofrimin e ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim të të drejtave të njeriut

Abuzimi ndaj substancave i referohet përdorimit të dëmshëm dhe të rrezikshëm të substancave psikoaktive, përfshirë alkoolin dhe drogat ilegale. Përdorimi i vazhdueshëm i substancave psikoaktive mund të çojë në sindromën e varësisë, e cila është një gjendje fizike me një sërë shenjash fizike, mendore dhe të sjelljes, të cilat manifestohen gjatë përdorimit të substancave dhe në mungesë të substancës në organizëm (sindroma e tërheqjes). Substancat ndikojnë në gjithë organizmin por, kryesisht ato ndikojnë në sistemin nervor qendror që është i përbërë nga truri dhe nervat e shtyllës kurrizore. Substancat psikoaktive ndërveprojnë me neuronet e trurit duke rritur ose minimizuar ndërveprimin e tyre. Ndryshimi i funksionimit normal të neuroneve në tru, çon në ndryshimin e perceptimeve, mendimeve, emocioneve, sjelljes, por edhe të një sërë funksionesh të tjera të organizmit si: orientimi në hapësirë dhe kohë, lëvizshmëria, frymëmarrja, rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, temperatura e trupit, perceptimet shqisore, sistemi imunitar, etj

Parandalimi dhe trajtimi është i mundur. Njerëzit që kanë problem për shkak të abuzimit dhe varësisë nga substancat psikoaktive duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes, dhe bashkë me të të shqyrtojnë mundësitë e dhënies së ndihmës profesionale.

Back to top button