LAJME

Dështojnë masat ndaj Kosovës? 2 kryeministra të vendeve të BE, vizitë në Prishtinë

Vetëm një ditë pasi u konfirmuan masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, për shkak të tensioneve me Serbi, efikasiteti i tyre po vihet në dyshim.

Një ndër masat e vendosura është pezullimi i vizitave të nivelit të lartë në Prishtinë dhe takimet dypalëshe.

Por nesër në kryeqytetin e Kosovws do të mbërrijnë për vizitë zyrtare kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut Mark Rutte dhe Xavier Bettel.

Vizita ishte planifikuar prej kohësh, por liderët e dy shteteve të Bashkimit Europian nuk kanë vendosur ta anulojnë atë, pavarësisht masave të Brukselit. Rutte dhe Bettel do të takohen në Prishtinë me homologun Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Back to top button