Për shkak të padrejtësisë ndaj vajzës se dëshmorit, Fadil Nura dënohet me 1 mije e 500 euro
Inspektorati i punës ka dënuar kryetarin e komunës se Skenderajt, Fadil Nurën, me 1 mije e 500 euro gjobë për faktin se i njëjti ka refuzuar që ti zbatoj vendimet e këtij institucioni për kthimin në vend të punës se zëvendës se drejtoreshës të QKMF’së në Skenderaj, vajzën e dëshmorit Sejdi Shala, Florentina Shala – Gashi e cila në këtë pozitë ishte zgjedhur me konkurs, shkruan portali rajoni.org.
Me rastin e largimit të Florentinës nga kjo pozite, ky veprim nga opozita ishte konsideruar si pastrim politik pasi qe ma heret ishte larguar edhe drejtori Osman Veliu qe nuk ishte në të njëjtën linjë politike me Nurën.
Sipas dokumentit të siguruar nga portali rajoni.org, inspektorati ka hasur në parregullsi të mëdha dhe ankesën e Florentinës për padrejtësi në shkarkimin e saj është konsideruar si i bazuar.
Si rezultat i kësaj ky inspektorat i kishte rekomanduar komunës që e njëjta duhet te vazhdoj të ushtroj funksionin e zëvendës drejtoreshës se kësaj QKMF-je, mirëpo pasi Fadil Nurës nuk i ka përfillur këto rekomandime i është shqiptuar dënimin prej 1 mije e 500 euro.