“Damlla të nxaftë”: Një qytetar në Prishtinë mallkon hedhësit e bërllokut
Gjendja me bërllokun e kudondodhur në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese, por brenga e munguar e qytetarëve duket edhe më shqetësuese. Sidoqoftë, njëri prej tyre e ka shprehur protestën e tij megjithëse në mënyrë mallkuese.
Qytetari në fjalë e kishte lënë një pankartë mallkuese ndaj qytetarëve që kanë hedhur mbeturinat në rrugën Tringë Smajli në Prishtinë me këto fjalë.
“Ty që po len bërllokun këtu, sëmundja e keqe të raftë. Damlla të nxaftë!”
Në rrugën në fjalë nuk ka kontejnera deri në fund të rrugës, por megjithatë hedhja e mbeturinave nëpër vende joadekuate është e papranueshme.
Damlla sipas fjalorit:
DAMLLA f. bised.
1. mjek. Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit dhe që shkakton menjëherë humbjen e ndjenjave e pushimin e lëvizjeve, shpeshherë pa ndaluar frymëmarrjen e qarkullimin e gjakut; pikë. I ra (e goditi) damllaja. Vdiq nga damllaja. U ra si një damlla. Të rente damllaja! mallk.
2. fig. Fatkeqësi e madhe a goditje e rëndë dhe e papritur. Lajmi i vdekjes qe një damlla për të gjithë.
- Damllaja e qumështit veter. sëmundje e rëndë e bagëtive, që shfaqet me dobësim të përgjithshëm, me fryrje të syve e të barkut dhe me çrregullimin e të ecurit.