Vajza nga Drenasi, Mejreme Hajdaraj e cila vetëm sivjet gëzon dy titujt e rëndësishëm: ‘Miss Elite World 2023’ dhe ‘Miss Elite Kosovo 2023’, tashmë është punësuar edhe në TV.
Missi nga Drenasi ka disa javë që po shfaqet në emisionin EraVerë në T7, transmeton DrenicaOnline.
Ajo bashkë me Shpendin po e drejtojnë njërin prej emisioneve më të ndjekura në vend.
Missi ishte bërë akoma më e famshme nga komenti epik që mori nga kryetari i Leposaviqit: “Respekt për bukuroshen”.
Mejreme Hajdaraj është një emër i ri në modeling, por me suksese të shumta në këtë fushë.
Ajo ka fituar tashmë kurorat e disa konkurseve të bukurisë, ku vetëm sivjet ajo gëzon dy titujt e rëndësishëm ‘Miss Elite World 2023’ dhe ‘Miss Elite Kosovo 2023’.
Hajdaraj është fituese edhe e çmimit ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’.
“Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time”, ka thënë bukuroshja nga Kosova në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.
Mejremja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, e ndau gëzimin e saj të fitores në ‘Miss Elite World 2023’ përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Instagram.