LAJME

Britma dhe ulërima/ Dëshmitari: I pari u fut i vogli! E pashë me sytë e mi si u mbyt babai me fëmijët

Administratori i zonës së plazhit në Vilë Bashtovë në Kavajë, ku dje u mbytën babai me dy djemtë është arrestuar. I arrestuari është Pëllumb Nika.

Ai akuzohet për mos përmbushje të kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.

Babai Elvis Halilaj bashkë me dy djemtë e mitur nga Tirana u mbytën mesditën e djeshme. Dëshmitarët rrëfyen momentin tragjik.

“Unë me sytë e mi pashë, që i pari ishte fëmija i vogël që po luftonte për jetën, më pas filluar të 3. Roja shkoi i pari për t’i dhënë ndihmë, por ishte shumë larg e kishte dallgë.

Pastaj u futën të gjithë njerëzit. Roja i bregdetit i kapi i pari. Vetëm bërtisnin njerëzit. Kur dolën, dolën të pajetë.

Shpejt dolën, nuk ishte faji asnjërit, por i vetë personave” u shpreh pushuesi që pa tragjedinë.

Back to top button