LAJME
“Bëri për spital gruan”, arrestohet 47 vjeçari
“Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë”
“Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë’ së Gramshit pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ku 47 vjeçari ka rrahur bashkëshorten e tij e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë, 47 vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al