LAJME

Bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç, arrestohet burri në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet për bashkëjetese jashtëmartesore më një vajzë nën moshën 16 vjeç.

Sipas Policisë së Kosovës ai është arrestuar të martën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button